Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gentrit Salihu transferohet te Lokomotiva Zagreb

Sport  |  26.01.2026 Ora 16:23   
Mesfushori defensiv Gentrit Salihu, 22 vjeç, ka zyrtarizuar kalimin e tij te skuadra kroate Lokomotiva Zagreb, si lojtar i lirë.
Salihu së fundi ishte pjesë e Prishtinës, ku tregoi paraqitje të spikatura në Superligën e Kosovës.

Ai ka kaluar gjithashtu te të rinjtë e Portos, si dhe ka luajtur për Besën e Pejës dhe Dukagjinin, duke ndërtuar një eksperiencë të vlefshme në futbollin vendor.

“Jam i lumtur që jam bërë pjesë e një klubi që njihet për punën me lojtarët e rinj. Lokomotiva është një mjedis ideal për zhvillimin tim dhe do të bëj çmos për të ndihmuar ekipin të arrijë qëllimet e tij”, u shpreh Salihu pas nënshkrimit të kontratës.

Lokomotiva Zagreb, që aktualisht renditet në vendin e shtatë me 22 pikë, ka një histori të pasur me futbollistë shqiptarë, dhe Salihu pritet të vazhdojë këtë traditë.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing