Sipas raportimeve të Sky Germany, Bayern Munich i ka dorëzuar mbrojtësit francez Dayot Upamecano ofertën e fundit për rinovimin e kontratës, duke e cilësuar si përfundimtare.
Drejtori sportiv i klubit, Max Eberl, konfirmoi se bavarezët janë në pritje të një përgjigjeje, ndërsa po ushtrojnë presion që vendimi të merret sa më shpejt, idealisht para mbylljes së afatit kalimtar.
Oferta nuk pritet të përmirësohet më tej, megjithatë brenda klubit ka optimizëm se marrëveshja mund të arrihet. Deri tani, negociatat nuk kanë sjellë një përparim përfundimtar.
Situata po ndiqet nga afër nga Real Madridi dhe Paris Saint-Germain, të cilët shfaqin interes për shërbimet e 27-vjeçarit, me synimin për ta transferuar si lojtar të lirë kur kontrata e tij me Bayernin të skadojë në qershor 2026.