Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Lewandowski drejt largimit nga Barcelona, bashkëshortja e tij jep mesazhin për fansat

Sport  |  30.01.2026 Ora 16:10   
E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona duket gjithnjë e më e pasigurt. Bashkëshortja e tij, Anna Lewandowska, ka lënë të kuptohet se ky sezon mund të jetë i fundit i sulmuesit polak me fanellën blaugrana.

Lewandowski ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 25 ndeshje këtë sezon, duke mbetur një lojtar i vlefshëm për skuadrën, pavarësisht se po i afrohet moshës 38-vjeçare. Megjithatë, vazhdimësia e tij në “Camp Nou” shihet si e vështirë.

Në një intervistë, Anna tha: “Me shumë gjasë do të jetë sezoni i fundit i burrit tim këtu. Po e shijojmë çdo moment, çdo ndeshje me tifozët, sepse e dimë që një ditë nuk do ta kemi më këtë.”

Sipas Mundo Deportivo, drejtuesit e Barcelonës do të takohen me Lewandowskin në fund të marsit për të diskutuar të ardhmen e tij. Klubi nuk e përjashton rinovimin, por vetëm nëse ai pranon një ulje të ndjeshme të pagës dhe një rol më dytësor.
Ndërkohë, disa klube nga Evropa, SHBA dhe Arabia Saudite po monitorojnë nga afër situatën e sulmuesit polak.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing