Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ryan Reynolds dhe Kenneth Branagh bashkohen në filmin aksion “Mayday” për Apple TV

Film  |  04.02.2026 Ora 8:04   

Ryan Reynolds dhe Kenneth Branagh do të jenë protagonistët e filmit të ri aksion “Mayday”, i cili do të publikohet ekskluzivisht në Apple TV më 4 shtator.

Filmi tregon historinë e një ushtari që detyrohet të bëjë ulje të detyruar në pyjet e Rusisë pas një misioni të dështon. Një foto e parë e publikuar nga Apple tregon dy aktorët të shtrirë në dëborë me shprehje të dhimbshme, duke reflektuar tensionin e ngjarjeve.

Përveç Reynolds dhe Branagh, në film luajnë Maria Bakalova, Marcin Dorociński, Lovell Adams-Gray dhe aktorë të tjerë. Regjinë dhe skenarin e kanë Jonathan Goldstein dhe John Francis Daley, të njohur për filmat Game Night dhe Dungeons & Dragons: Honor Among Thieves.

Reynolds shërben gjithashtu si producent i projektit, duke kontribuar në realizimin e këtij aksioni që premton tërheqje të madhe për adhuruesit e filmave dhe fansat e aktorëve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing