Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një film i ri biografik mbi Michael Jackson, i titulluar “Michael”, do të shfaqet në kinema më 24 prill. Trailer-i i fundit fokusohet kryesisht tek vitet e tij me Jackson Five dhe kalimi në karrierën solo që e bëri një megastard global.
Filmi përfshin disa nga performancat më ikonike të Michael-it, duke përfshirë “Billie Jean”, kostume të njohura dhe referenca nga reklama e famshme e Pepsi-t në 1984. Përveç muzikës, filmi trajton edhe tensionet familjare, sidomos marrëdhënien me babanë e tij, Joe Jackson.
Në kastin e aktorëve përfshihen Miles Teller, Nia Long, Jessica Sula, Larenz Tate, Laura Harrier, Kat Graham dhe Juliano Valdi, ndërsa regjinë e ka Antoine Fuqua.
Sipas përshkrimit zyrtar, filmi na jep një pamje nga afër të Michael Jackson si artist dhe individ, duke filluar nga zbulimi i talentit të tij tek Jackson Five, deri tek rritja e tij si një nga entertainer-ët më të mëdhenj në botë.