Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktorët e njohur Timothée Chalamet dhe Matthew McConaughey do të bashkëpunojnë sërish pas më shumë se një dekade nga filmi i famshëm “Interstellar” i vitit 2014, ku ata luajtën rolet e baba e bir.
Këtë herë, ribashkimi nuk do të ndodhë në ekranin e madh, por përmes një town hall event-i special, i cili do të transmetohet online nga CNN në bashkëpunim me Variety. Eventi synon t’u ofrojë fansave një pasqyrë më të thellë mbi artin, kreativitetin dhe karrierën e dy aktorëve.
Timothée Chalamet ka pasur një dekadë shumë aktive në kinematografi, me role të suksesshme në filmat Dune, Wonka dhe së fundmi Marty Supreme, për të cilin ka marrë edhe nominim për Oscar. Ndërkohë, Matthew McConaughey, fitues i çmimit Oscar për Dallas Buyers Club, ka vazhduar të jetë aktiv me projekte të reja filmike.
Eventi “A CNN & Variety Town Hall Event: Timothée Chalamet and Matthew McConaughey” do të transmetohet më 21 shkurt, në ora 19:00 sipas orës lindore amerikane, dhe pritet të tërheqë vëmendjen e fansave të filmit në mbarë botën.