Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se, pas turbullimit të ujit në rrjetin e ujësjellësit, sipas informatave nga KRU Prishtina, gjatë ditës së sotme pritet të rregullohet gjendja me furnizimin me ujë.
Derisa situata të normalizohet plotësisht, për të garantuar ujë të pijshëm për qytetarët do të organizohet shpërndarje përmes autoboteve/cisternave në disa lokacione të qytetit.
Qytetarët këshillohen të ndjekin njoftimet zyrtare të KRU Prishtina dhe të furnizohen sipas orarit të përcaktuar. Komuna ka bërë të ditur se mbetet në koordinim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse për trajtimin sa më të shpejtë të situatës.