Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtarja kolumbiane Shakira do të ngjitet në skenën e plazhit legjendar të Copacabana më 2 maj për një koncert falas, njoftoi bashkia e Rio de Janeiro.
Konfirmimi erdhi përmes rrjetit social X, duke mbyllur javë të tëra hamendjesh rreth pjesëmarrjes së Shakiras. Ngjarja synon të tërheqë vizitorë gjatë sezonit të ulët dhe pritet të krijojë një atmosferë festive si edicionet e mëparshme.
Eventi “Todo Mundo no Rio” filloi në 2024 me Madonnën dhe vazhdoi me Lady Gagën vitin pasardhës. Sipas Riotur, koncerti i Lady Gagës tërhoqi 2,1 milionë spektatorë, ndërsa ai i Madonnës kishte 1,6 milionë pjesëmarrës, duke treguar rëndësinë e këtyre ngjarjeve për turizmin dhe kulturën lokale.
Se sa spektatorë do të ketë koncerti i Shakirës mbetet për tu parë.