Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Daniel Radcliffe: Aktori i ri i Harry Potter do të jetë më i mirë se unë

Film  |  18.02.2026 Ora 7:55   
Aktori britanik Daniel Radcliffe ka reaguar lidhur me serialin e ri të Harry Potter, i cili do të adaptojë romanet e J. K. Rowling në tetë sezone dhe pritet të shfaqet në vitin 2027.

Në një intervistë për ScreenRant, Radcliffe u shpreh se beson që aktori i ri që do të interpretojë Harry Potter-in, Dominic McLaughlin, do të jetë “më i mirë” në rolin ikonik.

Ai pranoi se gjatë xhirimeve të filmave origjinalë ishte ende në proces mësimi dhe se sot i sheh ato performanca me më shumë mirëkuptim. Megjithatë, Radcliffe theksoi se dëshiron që aktorët e rinj të mos krahasohen vazhdimisht me kastin e mëparshëm.

Sipas tij, mënyra më e mirë për t’i mbështetur është t’u jepet hapësirë për ta ndërtuar versionin e tyre të historisë, pa presionin e vazhdueshëm të krahasimeve me gjeneratën e parë të filmave.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing