Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bebe Rexha ka publikuar sot këngën e parë në gjuhën shqipe “Çike, Çike”

Muzikë  |  20.02.2026 Ora 9:39   

 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka publikuar sot këngën e saj të parë të plotë në gjuhën shqipe.

Projekti titullohet “Çike, Çike” dhe u lansua në orën 06:00 sipas orës së Kosovës. Kënga është pjesë e albumit të ri të artistes, “Dirty Blonde”, i cili pritet të publikohet i plotë në muajt në vijim.

Artistja ka bërë të ditur se albumi do të vijë në mënyrë graduale, me projekte që do të publikohen hap pas hapi. “Çike, Çike” shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e saj, pasi është hera e parë që ajo sjell një këngë të plotë në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa tjetër e albumit do të jetë në anglisht.

Që prej paralajmërimit të këngës në shqip, fansat shqiptarë kanë reaguar me entuziazëm të madh. Interesimi u rrit edhe më shumë pasi Rexha ndau fragmente të shkurtra të projektit në rrjetet sociale, të cilat u pritën pozitivisht dhe u vlerësuan si shumë premtuese.

Publikimi i “Çike, Çike” konsiderohet një hap i veçantë për artisten, duke forcuar lidhjen e saj me publikun shqiptar, krahas audiencës së gjerë ndërkombëtare që ajo gëzon prej vitesh.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing