Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gjykata Supreme hap rrugën për kompensimin financiar të veteranëve të punësuar

Vendi  |  23.02.2026 Ora 7:45   

Një vendim i marrë rreth katër muaj më parë nga Gjykata Supreme ka hapur rrugën për përfitimin e pensionit të luftës edhe për veteranët që janë në marrëdhënie pune.

Më herët, përmes një udhëzimi të miratuar në vitin 2015, ishte sqaruar se veteranët që ishin të punësuar nuk mund të përfitonin pensionin e luftës. Kjo kishte bërë që një pjesë e tyre të mbeteshin jashtë skemës së kompensimit financiar për vite me radhë.

Tashmë, pas vendimit të Supremes, disa aplikime kanë nisur të trajtohen nga dhjetori dhe janari. Megjithatë, sipas përfaqësuesve të veteranëve, ende mbetet e pazgjidhur çështja e atyre që marrin paga nga buxheti i Kosovës.

Organizata e Veteranëve të Luftës e ka mirëpritur aktgjykimin, duke e cilësuar si një vendim të vonuar, por të domosdoshëm. Ata kërkojnë zbatim të plotë të ligjit dhe nxjerrjen e akteve nënligjore për të mundësuar përfitimin e të gjitha beneficioneve të parapara.

Deri në publikim, institucionet përgjegjëse nuk kanë ofruar të dhëna zyrtare për numrin e aplikimeve të dorëzuara.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing