Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar hapjen e afërt të konkursit për pranimin e ushtarëve të rinj.
Sipas njoftimit zyrtar, të drejtë aplikimi kanë të rinjtë e moshës 18 deri në 25 vjeç. Afati i aplikimit do të jetë nga 2 mars deri më 27 mars.
Të interesuarit mund të marrin informacione të detajuara për kriteret dhe procedurat përmes uebfaqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa aplikimi realizohet online përmes platformës së rekrutimit.