Këngëtari Harry Styles ka treguar se vdekja e mikut dhe ish-bashkëpunëtorit të tij Liam Payne e bëri të reflektojë thellë për jetën.
Gjatë një interviste me Zane Lowe në emisionin e Apple Music, Styles tha se humbja e Payne ishte një moment shumë i rëndësishëm për të.
“Pashë një njeri me zemrën më të mirë, që vetëm donte të ishte i shkëlqyer,” u shpreh ai për ish-shokun e grupit, duke shtuar se mënyra më e mirë për të nderuar miqtë që largohen nga jeta është të jetosh jetën plotësisht.
Styles dhe Payne u bënë të famshëm si pjesë e grupit One Direction, i formuar në spektaklin The X Factor në vitin 2010.
Payne humbi jetën në tetor 2024 në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë. Ndërkohë, Styles pritet të publikojë albumin e tij të ri “Kiss All The Time, Disco Occasionally”, ndërsa në janar ai lansoi këngën e parë “Aperture”.