Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktori i njohur Keanu Reeves ka treguar se mezi priste të rikthehej në studio me grupin e tij rock Dogstar.
Reeves u ribashkua me anëtarët Robert Mailhouse dhe Bret Domrose në vitin 2023, duke dhënë koncertet e para pas më shumë se dy dekadash dhe duke publikuar albumin Somewhere Between the Power Lines and Palm Trees.
Tani grupi ka njoftuar se do të publikojë albumin e ri All in Now më 29 maj, ndërsa kënga me të njëjtin titull do të jetë singlli i parë.
Reeves tha se grupi ishte shumë entuziast për rikthimin në studio, duke theksuar se donin të punonin fort dhe të vazhdonin përpara.
Pas publikimit të albumit, Dogstar do të mbajë disa koncerte në Kaliforni dhe më pas do të nisë një turne në Evropë dhe Amerikën e Veriut.