Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ylli i pop-it Lady Gaga ka lënë të kuptohet se së shpejti do të martohet me të fejuarin e saj, Michael Polansky.
Gjatë një mesazhi zanor në transmetimin live të Bruno Mars në iHeartRadio, këngëtarja tha se ajo dhe Polansky kanë udhëtuar gjatë gjithë vitit, por se martesa e tyre është shumë pranë.
Mars, pasi njohu zërin e saj, i sugjeroi këngën “Risk It All” nga albumi i tij i ri si një dedikim për çiftin.
Gaga dhe Polansky janë në një lidhje që nga fillimi i vitit 2020 dhe konfirmuan fejesën në korrik 2024 gjatë Summer Olympics 2024 në Paris.
Sipas Polansky, çifti po planifikon një ceremoni private, larg një dasme të madhe dhe luksoze.