Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Koncertet e Pink në Mexico Cityill në GNP Seguros Stadium janë anuluar për disa arsyje që ndosheshin “jashtë kontrollit të artistes”. Promotori Ocesa njoftoi se blerësit e biletave do të marrin rimbursim të plotë, qoftë për blerjet online, qoftë në sportele.
Koncertet e Carolina Ross dhe reperit Lucho SSJ u anuluan gjithashtu, por sipas Ocesa, këto nuk kanë lidhje me shfaqjet e Pink.
Këngëtarja 46-vjeçare kishte përjetuar më parë probleme gjatë turneut të saj të vitit 2024, duke anuluar katër shfaqje për shkak të një muskuli të këputur dhe dy meniskeve të dëmtuara. Në një postim emocional në Facebook, Pink kërkoi falje për fansat, shprehu mirënjohje për durimin e tyre dhe konfirmoi se të gjitha biletat do të rimbursoheshin. Ajo gjithashtu theksoi përpjekjet e saj maksimale për të përmbushur angazhimet dhe falenderoi fansat për mbështetjen.