Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nafta shtrenjtohet për mbi 35 centë brenda një jave në Kosovë

Vendi  |  10.03.2026 Ora 7:40   

Çmimi i naftës në Kosovë është rritur ndjeshëm brenda një jave, duke shkuar nga 1.18 euro për litër në fillim të javës së kaluar deri në 1.55 euro për litër këtë të hënë.

Sipas Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, çmimi mesatar i importit të naftës të shtunën ishte 1.40 euro për litër, ndërsa në treg është shitur nga 1.39 deri në 1.55 euro. Ndërkohë, benzina është importuar me çmim mesatar prej 1.14 euro për litër, ndërsa në treg është shitur nga 1.27 deri në 1.32 euro për litër.

Më 4 mars, ministria ka marrë vendim për caktimin e marzhës tregtare prej 2 centë për litër për shitjet me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjet me pakicë, duke paralajmëruar masa në rast të mosrespektimit të këtij vendimi.

Rritja e çmimeve ka ngritur shqetësime në sektorin e transportit. Kryetari i Unionit të Shoqatave Rrugore, Jakup Berisha, ka paralajmëruar se nëse shtrenjtimi i derivateve vazhdon, kompanitë e transportit mund të detyrohen të rrisin çmimet e biletave ose të ndalin aktivitetin.

Edhe kryetari i Shoqatës së Turizmit, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se rritja e çmimit të naftës po rrit kostot e operimit dhe po krijon një situatë të paqëndrueshme për sektorin.

Rritja e çmimeve të derivateve është ndikuar edhe nga zhvillimet e fundit dhe tensionet në Lindjen e Mesme, të cilat kanë lëvizur tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing