Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas saj, vendimi parashikon identifikimin dhe largimin gradual të pengesave të vjetruara në shtretërit e lumenjve, përfshirë diga të vogla, pragje dhe struktura të tjera artificiale që janë jashtë funksionit dhe që ndikojnë negativisht në ekosistemin ujor.
Në një reagim në rrjetet sociale, Pacolli ka theksuar se ky hap synon përmirësimin e cilësisë së ujit, rikthimin e migrimit natyror të faunës ujore si dhe zvogëlimin e rreziqeve nga përmbytjet që mund të shkaktohen nga bllokimi i mbeturinave dhe drunjve gjatë prurjeve të mëdha.
Ajo shtoi se lumenjtë me rrjedhë të lirë janë më të shëndetshëm për natyrën dhe më të sigurt për qytetarët.