Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, ka shprehur shqetësim se një vendim i tillë mund të penalizojë edhe projekte komunale, si ndërtimi i rrugëve, ujësjellësve, kanalizimeve dhe projekteve të tjera që lidhen me zhvillimin ekonomik në zonat malore dhe turizmin dimëror.
Ndryshe nga Deçani, zyrtarët e komunës së Junik e konsiderojnë vendimin me efekt të dyanshëm, duke theksuar se degradimi i natyrës në Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna ka ndodhur ndër vite.
Nga ana tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se ndërtimet pa leje kanë shkaktuar dëmtime të mëdha në këtë zonë të mbrojtur. Sipas tyre, mungesa e një kornize të qartë ligjore dhe e kontrollit institucional ka lejuar prerje ilegale, uzurpime dhe dëmtime të vazhdueshme në zonat e mbrojtura.
Raporti i fundit i Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar mbi 6 mijë ndërtime ilegale në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Vendimi i Ministrisë së Mjedisit përfshin ndalimin e çdo ndërtimi pa leje në parqet kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe Parku Kombëtar Sharri, si dhe ndalon qarkullimin e mjeteve që transportojnë materiale ndërtimore dhe makineri të rënda pa autorizim nga institucionet përkatëse.