Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Projekti i unazës së brendshme të Prishtinës vazhdon të zvarritet

Vendi  |  11.03.2026 Ora 7:42   
Kanë kaluar rreth tre vjet që nga fillimi i punimeve për unazën e brendshme të Prishtina, ndërsa faza e dytë e projektit ende nuk ka përfunduar.

Punimet nisën në nëntor të vitit 2022 dhe ishte paralajmëruar që lidhja e unazës me rrethrrotullimin në Lakrishtë dhe atë në Arbëri do të realizohej gjatë vitit 2023. Megjithatë, kjo pjesë e projektit vazhdon të mbetet e papërfunduar.

Sipas zyrtarëve të njësisë së trafikut, kolonat në kryeqytet vazhdojnë të jenë të mëdha çdo ditë, veçanërisht në rrethrrotullimet që lidhen me hyrjet nga Fushë Kosova dhe Mitrovica.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se fondet për ndërtimin e unazës së jashtme tashmë janë siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, por projekti është në pritje të nënshkrimit nga niveli qendror.

Kostoja e parashikuar për unazën e jashtme të Prishtinës arrin rreth 350 milionë euro, ndërsa projekti synon të lehtësojë ndjeshëm ngarkesën e trafikut në kryeqytet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing