Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

30 mjete të transportit publik pritet të arrijnë gjatë këtij viti

Vendi  |  11.03.2026 Ora 7:44   
Trafiku Urban ka bërë të ditur se procesi për sigurimin e autobusëve të rinj për Prishtina është në fazën e fundit.

Në shkurt të vitit 2024 ishte nënshkruar marrëveshje me Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për blerjen e 30 autobusëve të rinj, përfshirë edhe autobusë elektrikë që synojnë modernizimin e transportit publik në kryeqytet.

Sipas ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Trafikut Urban, Qëndrim Vitija, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti pritet të arrijnë autobusët e rinj, të cilët do të vendosen në linjat ku nevoja për transport është më e madhe.

Ndërkohë, përfaqësues politikë në komunë kanë kërkuar reformë në Trafikun Urban, ndërsa sindikata e punëtorëve vazhdon të kërkojë rritje pagash. Megjithatë, autobusët e rinj pritet të jenë një hap drejt modernizimit të transportit publik në kryeqytet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing