Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Inflacioni në Kosovë arrin në 6%: Ushqimi dhe transporti shtyjnë rritjen e çmimeve

Vendi  |  11.03.2026 Ora 7:46   
Inflacioni në Kosova ka vazhduar të rritet në fillim të këtij viti. Sipas të dhënave të Agjencia e Statistikave të Kosovës, norma vjetore e inflacionit në muajin shkurt ka arritur në 6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

ASK-ja bën të ditur se rritja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore, shërbimeve dhe disa kategorive të transportit.

Produktet bazë si mishi, pemët, perimet, buka dhe drithërat kanë shënuar rritje të ndjeshme. Sipas të dhënave të ASK-së, çmimi i mishit të viçit është rritur për rreth 23 për qind, duke arritur në rreth 12.90 euro për kilogram, krahasuar me 10.47 euro një vit më parë.

Ekonomisti Edison Jakurti thekson se Kosova është shumë e varur nga importet dhe për këtë arsye zhvillimet në tregjet ndërkombëtare ndikojnë shpejt edhe në çmimet në vend.

Sipas tij, konfliktet gjeopolitike, veçanërisht në Lindjen e Mesme, mund të shkaktojnë rritje të çmimit të naftës dhe të krijojnë efekte zinxhirore në transport, prodhim dhe në koston e përgjithshme të jetesës në muajt në vijim.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing