Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtari amerikan i nominuar për Grammy Awards, Sombr, ka kritikuar menaxhimin e sallës O2 Academy Brixton në London pasi një fans humbi ndjenjat gjatë koncertit të tij.
Artisti ndërpreu performancën duke thënë: “Ndaloje shfaqjen, dikush këtu ka humbur ndjenjat”, ndërsa më pas akuzoi stafin e sigurisë për mungesë vëmendjeje, duke theksuar se siguria duhet të jetë prioritet.
Salla kishte pasur probleme serioze edhe më parë: në vitin 2022 licenca u pezullua pas një shtypjeje në turmë gjatë një koncerti të Asake ku humbën jetën dy persona. Ajo u rihap në vitin 2024 me kushte të reja sigurie.
Pas koncertit, shumë fansa në rrjetet sociale mbështetën kritikat e këngëtarit, duke u ankuar për reagimin e vonuar të stafit, temperaturat e larta dhe mungesën e ujit.