Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Dita Botërore e Gjumit

Shëndeti  |  13.03.2026 Ora 8:04   
Me rastin e Ditës Botërore të Gjumit, ekspertët theksojnë rëndësinë e një gjumi të mirë për shëndetin fizik dhe mendor. Sipas studiuesve, miliona njerëz në botë përballen me probleme të gjumit, ndërsa mungesa e tij po konsiderohet gjithnjë e më shumë një problem global.

Studimet tregojnë se cilësia e gjumit është po aq e rëndësishme sa edhe sasia. Shumica e të rriturve kanë nevojë për rreth shtatë deri në nëntë orë gjumë në natë, por një orar i rregullt dhe përshtatja me ritmin natyror të trupit janë faktorë kyç për një pushim të mirë.

Ekspertët theksojnë gjithashtu se nevojat për gjumë mund të ndryshojnë sipas stinëve, duke qenë se gjatë muajve të dimrit njerëzit zakonisht kanë nevojë për më shumë gjumë sesa në verë.

Ndërkohë, edhe dremitjet e shkurtra gjatë ditës – rreth 10 deri në 15 minuta – mund të përmirësojnë përqendrimin dhe performancën mendore.

Sipas studiuesve, një rutinë e rregullt e gjumit dhe kujdesi për cilësinë e tij janë ndër faktorët më të rëndësishëm për mirëqenien dhe energjinë gjatë ditës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing