Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ndërtimet pa leje rrezikojnë Parkun Kombëtar të Sharrit, kërkohet zbatim më i rreptë i ligjit

Vendi  |  17.03.2026 Ora 7:52   

 

Kosova njihet për relievin e saj malor, veçanërisht për vargmalet e Sharrit, një pjesë e madhe e të cilave është shpallur Park Kombëtar që nga viti 1986. Ky park shtrihet në jug të vendit, në rajonin e Prizrenit dhe Kaçanikut, me një sipërfaqe prej rreth 53 mijë hektarësh.

Megjithëse gëzon status të mbrojtur ligjor, zona është përballur vazhdimisht me ndërtime pa leje, të cilat kanë dëmtuar peizazhin dhe ekosistemin. Vendimi i fundit për ndalimin e rreptë të çdo aktiviteti të paligjshëm brenda parqeve kombëtare është mirëpritur nga qytetarët dhe njohësit e fushës.

Sipas ekspertëve, përveç ndalimit të ndërtimeve të reja pa leje, është e domosdoshme edhe rrënimi i objekteve ekzistuese ilegale. Në Prevallë, gjatë më shumë se dy dekadave, janë ndërtuar një numër i madh shtëpish pushimi që nuk reflektojnë standardet e një zone të mbrojtur.

Përfaqësues të sektorit të turizmit theksojnë rëndësinë e respektimit të ligjit për të mbrojtur asetet natyrore të vendit. Ndërkohë, ekspertët e mjedisit vlerësojnë se gjendja në disa zona, si në Kaçanik dhe Suharekë, mbetet shqetësuese dhe kërkon ndërhyrje urgjente.

Përveç ndërtimeve pa leje, dëme të konsiderueshme në pyje janë shkaktuar edhe nga prerjet ilegale dhe zjarret, duke e bërë rikuperimin e disa zonave të mundur vetëm përmes pyllëzimit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing