Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Jetëgjatësia mesatare në Shqipëri ka arritur në 80.5 vite, duke mbetur rreth një vit më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila llogaritet në 81.5 vite, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.
Sipas statistikave, gratë në Shqipëri jetojnë mesatarisht 82.5 vite, rreth katër vite më shumë se burrat, të cilët kanë një jetëgjatësi mesatare prej 78.6 vitesh.
Në aspektin rajonal, zonat jugore dhe qendrore regjistrojnë jetëgjatësinë më të lartë në vend, me përkatësisht 80.77 dhe 80.74 vite. Ndërkohë, veriu i vendit paraqet nivelin më të ulët, me një mesatare prej 79.2 vitesh.
Në nivel evropian, jetëgjatësia pësoi rënie gjatë viteve 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë COVID-19, por më pas u rikuperua, duke arritur nivele më të larta se para pandemisë.
Rajonet me jetëgjatësinë më të lartë në Evropë përfshijnë Madridin në Spanjë, rajonet Trento dhe Bolzano në Itali, si dhe Stokholmin në Suedi, ku mesatarja arrin në 85 vite ose më shumë.