Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Çmimet e ushqimeve në Mbretërinë e Bashkuar pritet të rriten në javët dhe muajt në vijim, si pasojë e ndikimit të konfliktit në Lindjen e Mesme në zinxhirin global të furnizimit.
National Farmers' Union paralajmëron se produktet si domatet dhe kastravecët mund të shtrenjtohen brenda gjashtë javëve, ndërsa çmimet e produkteve të tjera, përfshirë qumështin dhe drithërat, mund të rriten brenda tre deri në gjashtë muajve.
Shkak kryesor i kësaj situate është bllokada e vazhdueshme e Strait of Hormuz, një rrugë kyçe për transportin global të gazit natyror, naftës dhe plehrave kimike, e cila ka çuar në rritje të kostove të prodhimit.
Sipas përfaqësuesve të sektorit, rritja e çmimeve prek të gjithë zinxhirin e furnizimit, ndërsa një pjesë e kostos do të bartet te konsumatorët.
Ndërkohë, British Retail Consortium ka theksuar se ndërprerjet në rrugët tregtare mund të ndikojnë në disponueshmërinë dhe çmimet e disa produkteve, megjithatë shitësit me pakicë do të përpiqen të minimizojnë ndikimin për konsumatorët.
Autoritetet britanike pritet të diskutojnë çështjen në një mbledhje emergjente të komitetit qeveritar COBRA, ku në fokus do të jetë ndikimi i krizës në koston e jetesës.