Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

BTS pranë historisë në Britani me hitin “SWIM”

Muzikë  |  23.03.2026 Ora 9:30   

 

“Mbretërit e K-pop”-it, BTS, janë shumë pranë një momenti historik në Mbretërinë e Bashkuar, teksa kënga e tyre e re “SWIM” po lufton për vendin e parë në top-lista.

Sipas të dhënave paraprake, “SWIM” renditet aktualisht në vendin e dytë dhe mund të bëhet kënga e tyre më e suksesshme ndonjëherë në Britani, duke lënë pas hitet si Dynamite dhe Butter.

Kënga është pjesë e albumit të pestë “ARIRANG”, rikthimi i parë i grupit që nga viti 2022, ndërsa edhe dy këngë të tjera nga albumi po synojnë hyrjen në Top 40.

Në garë për vendin e parë është bashkëpunimi i Sam Fender dhe Olivia Dean, “Rein Me In”, duke e bërë betejën për kreun një nga më të fortat e muajve të fundit.

Ndërkohë, në Top 40 pritet të hyjnë edhe emra të tjerë si RAYE dhe Hans Zimmer, si dhe Bebe Rexha në bashkëpunim me Faithless.

Të gjitha sytë tani janë te BTS për të parë nëse do ta arrijnë më në fund vendin e parë në Britani.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing