Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një dokumentar i ri i bazuar në musical-in e filmit të njohur Back to the Future është publikuar më 24 mars në disa platforma digjitale.
Dokumentari, i titulluar “A Future on Stage”, përfshin intervista me aktorin Michael J. Fox, si dhe krijuesit e filmit Robert Zemeckis dhe Bob Gale.
Projekti sjell prapaskenat e realizimit të musical-it, i cili ka arritur sukses ndërkombëtar dhe ka fituar çmime të rëndësishme, përfshirë Olivier Award për musical-in më të mirë.
Dokumentari tashmë është i disponueshëm për shikim në platforma si Prime Video, Apple TV dhe YouTube.