Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Rasti lidhet me një 20-vjeçare, e njohur si Kaley, e cila kishte përdorur Instagram që në moshën 9-vjeçare dhe YouTube që nga mosha 6-vjeçare. Juria konstatoi se platformat ishin ndërtuar në mënyrë të qëllimshme për të krijuar varësi dhe për të mbajtur përdoruesit aktivë për periudha të gjata.
Kaley u shpërblye me 6 milionë dollarë, ku 3 milionë janë dëmshpërblim kompensues dhe 3 milionë dënues. Sipas vendimit, Meta do të mbulojë 70% të shumës, ndërsa pjesa tjetër i takon Google.
Të dy kompanitë kanë kundërshtuar vendimin dhe kanë paralajmëruar apelim, duke theksuar se shëndeti mendor i të rinjve është një çështje komplekse që nuk mund të lidhet me një platformë të vetme.
Rasti konsiderohet si precedent i rëndësishëm dhe pritet të ndikojë në qindra procese të ngjashme që janë në zhvillim në Shtetet e Bashkuara.