Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Parashikimi i motit për të premten

Vendi  |  27.03.2026 Ora 7:34   
Të premten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e një fronti të ftohtë, i cili do të karakterizohet me të reshura në të gjithë vendin, ku në Rrafshin e Kosovës pritet lokalisht të jenë më intensive. Ka mundësi për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Nga ky sistem në lëvizje, i kombinuar me masa të ftohta, përveç zonave malore që do të përfshihen nga reshjet e borës, pritet të prekin edhe disa zona të ulëta me kalimin e orëve drejt mëngjesit, kryesisht në Rrafshin e Kosovës.

Pas largimit të këtij fronti në drejtim të lindjes së kontinentit, gjatë ditës do të ketë intervale me diell dhe ngritje të temperaturave.

Megjithatë, për shkak të kontrasteve termike, priten zhvillime konvektive të vranësirave me karakter të izoluar, të cilat lokalisht do të përcillen me rrebeshe kalimtare shiu, breshër të vogël dhe disa shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 15-37 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C. /MeteoKosova/
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing