Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
E themeluar nën udhëheqjen e drejtoreshës Fahrije Latifi Retkoceri dhe në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, iniciativa synon të rrisë ndërgjegjësimin për pasojat e bullizmit, si në ambientet shkollore ashtu edhe në hapësirat online.
Përmes ligjëratave dhe punëtorive të organizuara në shkolla si SHFMU “Selman Riza” dhe SHFMU “Mehmet Gjevori”, grupi promovon empatinë, mirëkuptimin dhe reagimin aktiv ndaj dhunës.
Përveç aktiviteteve në terren, “Crimson Perspective” ka shtrirë ndikimin edhe në rrjetet sociale, ku fushatat e tyre kanë arritur mbi 50 mijë shikime.
Ekipi përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe udhëhiqet nga Art Gjyrevci, duke synuar të fuqizojë të rinjtë që të zgjedhin respektin dhe bashkëpunimin në vend të dhunës dhe ndarjes.