Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KRU “Prishtina”: Borxhi për ujin kalon 45 milionë euro, paralajmërohen masa ndaj konsumatorëve

Vendi  |  27.03.2026 Ora 7:44   
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se borxhi total për shërbimet e ujit ka tejkaluar 45 milionë euro, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në furnizimin e rregullt.

Sipas kompanisë, përveç mos pagesës së faturave nga një pjesë e konsumatorëve, problem serioz mbeten edhe kyçjet ilegale, të cilat dëmtojnë sistemin dhe shkaktojnë mungesë të ujit për qytetarët që paguajnë rregullisht.

KRU “Prishtina” ka bërë thirrje që të gjithë konsumatorët me borxhe të shlyejnë detyrimet ose të lidhin marrëveshje për pagesë me këste. Në të kundërtën, paralajmërohen ndërprerje të furnizimit me ujë dhe masa ligjore ndaj shkelësve.

Kompania thekson se uji është një shërbim bazë, por kërkon përgjegjësi dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing