Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rritje e bizneseve të reja në Kosovë: Mbi 1,100 ndërmarrje të regjistruara në shkurt 2026

Vendi  |  02.04.2026 Ora 7:38   
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë muajit shkurt 2026 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 1,176 ndërmarrje të reja, duke shënuar një rritje prej 10.9% krahasuar me muajin paraprak dhe 15.5% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sektorët më të preferuar mbeten tregtia me shumicë dhe pakicë, ndërtimtaria, prodhimi, si dhe aktivitetet e akomodimit dhe shërbimeve ushqimore.

Nga struktura sipas madhësisë, dominon qartë kategoria e mikro-ndërmarrjeve me 1,166 biznese të regjistruara, ndërsa ndërmarrjet e vogla janë vetëm 9, të mesme 1, dhe asnjë ndërmarrje e madhe nuk është regjistruar gjatë këtij muaji.

Në aspektin rajonal, Prishtina prin me 485 ndërmarrje të reja (41.2%), e ndjekur nga Prizreni me 132 (11.2%), si dhe rajonet e Ferizajt, Mitrovicës, Pejës, Gjilanit dhe Gjakovës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing