Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shumë prej tyre shprehen se rritja e çmimeve po e bën të vështirë përballimin e shpenzimeve bazë. “2 euro për 5 domate. Çmimet janë duke shkuar përpjetë, me një pension s’mundesh me jetu”, ka deklaruar një qytetar. Të tjerë theksojnë se, pavarësisht punësimit, në fund të muajit përballen me mungesë të të ardhurave.
Sipas qytetarëve, situata nuk është më e favorshme as në markete, ku çmimet ndryshojnë dukshëm nga një pikë shitjeje në tjetrën. “Një produkt mund të kushtojë 10 euro në një market dhe 8 euro në një tjetër”, shprehet një qytetar.
Nga Shoqata “Konsumatori” vlerësojnë se rritja e çmimeve po shkakton dëme të konsiderueshme për konsumatorët. Sipas tyre, mungesa e kontrollit të duhur nga institucionet përgjegjëse po ndikon në këtë situatë.
Aktualisht, çmimet e disa produkteve bazë janë: specat rreth 4 euro për kilogram, domatet 3 euro, qepët 60 centë, ndërsa vezët fillojnë nga 3 euro.
Çmimet në Tregun e Gjelbër mbeten të ndryshme krahasuar me ato në markete, duke krijuar paqartësi dhe vështirësi për konsumatorët.