Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas CEO-së së Take-Two Interactive, Strauss Zelnick, loja pritet të lançohet me një çmim standard prej 70–80 dollarësh, duke hedhur poshtë spekulimet se mund të arrinte deri në 100 dollarë për edicionin bazë. Ai gjithashtu konfirmoi se loja nuk do të përfshijë reklama brenda saj dhe se inteligjenca artificiale përdoret vetëm si mbështetje në zhvillim, ndërsa kreativiteti njerëzor mbetet thelbësor.
Grand Theft Auto VI do të publikohet për PlayStation 5 dhe Xbox Series X, ndërsa versioni për PC nuk pritet të vijë në lançimin fillestar.
Edhe pse çmimi i lojës duket brenda standardeve të industrisë, fansat që nuk kanë konsola të gjeneratës së re do të përballen me një kosto shtesë për të pasur qasje në lojë. Lansimi i saj pritet të ndodhë më 19 nëntor, duke shënuar një nga momentet më të mëdha në industrinë e videolojërave të viteve të fundit.