Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ZRRE propozon tarifa të pandryshuara të energjisë për vitin 2026

Vendi  |  14.04.2026 Ora 7:43   

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka propozuar që tarifat e energjisë elektrike për vitin 2026 të mbeten në nivelin aktual, pas një reduktimi të ndjeshëm të të hyrave të lejuara për KESCO-n. Sipas propozimit, të hyrat maksimale të lejuara janë përcaktuar në 442.26 milionë euro, rreth 86.52 milionë euro më pak se kërkesa fillestare e kompanisë.

Ky vendim është ndikuar nga një marrëveshje e arritur në parim ndërmjet KEK-ut, KESCO-s dhe ZRRE-së, për shpërndarjen e kostove në dy vite. Rreth 34 milionë euro nga kostot e blerjes së energjisë janë shtyrë për periudhat tarifore 2026 dhe 2027, duke shmangur kështu rritjen e tarifave në afat të shkurtër.

ZRRE ka ndërmarrë gjithashtu reduktime në shpenzimet operative, investimet kapitale të KEDS-it dhe humbjet e energjisë në rrjetin e shpërndarjes. Një ulje është reflektuar edhe në Fondin për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë, i cili është zvogëluar nga 15.51 milionë euro në 8.08 milionë euro, duke lehtësuar barrën për konsumatorët.

Megjithatë, sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, keqmenaxhimi i këtij fondi në vitet e fundit ka sjellë kosto shtesë për konsumatorët, përfshirë një rritje të ndjeshme të tarifës gjatë vitit 2023.

Tarifat përfundimtare pritet të miratohen në fund të muajit, ndërsa palët e interesit mund të paraqesin komentet e tyre deri më 24 prill, para vendimit final nga Bordi i ZRRE-së.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing