Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Projekti, me vlerë mbi 120 milionë euro, nuk u realizua asnjëherë, ndërsa anulimi i kontratës ka rezultuar me kosto të lartë financiare për ndërmarrjen publike. Çështja kishte vite që shoqërohej me akuza për keqpërdorime dhe paralajmërime për pasoja serioze financiare, të cilat nuk u adresuan nga institucionet përkatëse.
Ekspertët e ekonomisë e konsiderojnë këtë rast si pasojë të joprofesionalizmit dhe politizimit të vendimmarrjes në ndërmarrjet publike, duke paralajmëruar ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit dhe rrezik për stabilitetin financiar të NPB-së.
Pavarësisht vendimit të shkallës së dytë, Komuna e Prishtinës nuk ka dhënë ende një qëndrim zyrtar lidhur me rastin.