Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prishtina Parking në krizë financiare

Vendi  |  20.04.2026 Ora 7:37   
Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” i ka kërkuar Komunës së Prishtinës një mbështetje financiare prej 700,000 euro për mbulimin e borxheve, duke theksuar se ndodhet në një krizë të thellë financiare.

Sipas një letre drejtuar kryetarit Përparim Rama, borxhi total i ndërmarrjes arrin në rreth 900,000 euro dhe përfshin obligime të papaguara nga projekti i digjitalizimit, qiratë, detyrimet ndaj Policisë së Kosovës, si dhe sigurimet shëndetësore.

Një nga arsyet kryesore të rënies financiare është vendimi i Gjykatës Supreme, i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e të hyrave deri në 70%, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme financiare për ndërmarrjen.

Pavarësisht kësaj situate, ndërmarrja vazhdon aktivitetin në bashkëpunim me institucionet komunale, ndërsa ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Komuna e Prishtinës lidhur me kërkesën për mbështetje financiare.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing