Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Park solar mbi 100 MW në KEK, investim 103 milionë euro për energji të pastër

Vendi  |  20.04.2026 Ora 7:41   
Në hapësirat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet të ndërtohet për herë të parë një park solar me kapacitet minimal prej 100 MW, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt energjisë së rinovueshme në vend.

Projekti, me kosto rreth 103 milionë euro, tashmë ka siguruar financimin përmes kredive ndërkombëtare dhe granteve nga Bashkimi Evropian. Aktualisht ndodhet në fazën e sigurimit të lejeve, ndërsa nënshkrimi i kontratës pritet gjatë këtij viti, me fillim të punimeve në vitin 2027 dhe prodhim të energjisë nga viti 2028.

Sipas institucioneve, parku solar pritet të prodhojë rreth 152 GWh energji në vit dhe të ulë ndjeshëm emetimet e dioksidit të karbonit. Ky investim synon të rrisë kapacitetet vendore të prodhimit, të zvogëlojë varësinë nga termocentralet dhe të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit dhe stabilitetin e çmimeve të energjisë elektrike.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing