Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa dhe Callum Turner, thashetheme për “dasmën e vitit” në Palermo

Muzikë  |  22.04.2026 Ora 16:46   
 

Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner po përfliten për një dasmë madhështore që mund të zhvillohet në Palermo, sipas raportimeve që e quajnë “dasma e vitit”.

Sipas këtyre zërave, ceremonia do të mbahej midis 5 dhe 7 shtatorit në Villa Igiea, një hotel luksoz buzë detit në Sicili, ku thuhet se është rezervuar një kat i tërë për të ftuarit dhe se festa mund të zgjasë tre ditë.

Raportimet përmendin gjithashtu se lista e të ftuarve dhe vendet e ceremonisë po mbahen sekret, me mundësinë që një nga lokacionet të jetë edhe Spasimo në Palermo.

Dua Lipa thuhet se ka një lidhje të veçantë me qytetin që nga vizita e saj në verën e vitit 2025, kur së bashku me Turner vizitoi disa pika turistike dhe promovoi kuzhinën lokale.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë këngëtarja apo përfaqësuesit e saj, duke e lënë lajmin në nivel thashethemesh.

Nëse do të realizohej, një event i tillë do të tërhiqte vëmendje të madhe ndërkombëtare dhe do ta kthente Palermon në qendër të botës së showbiz-it për disa ditë

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing