Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Mjeti i tij identifikon mbi 4,700 artistë të dyshimtë, duke u bazuar në modele publikimi, stil vizual dhe analiza të jashtme. Megjithatë, përdorimi i tij mund të bie ndesh me rregullat e platformës.
Ndërkohë, Spotify ka testuar disa veçori që tregojnë përdorimin e AI në kreditet e këngëve, por sistemi mbetet vullnetar dhe jo gjithëpërfshirës. Platforma ende nuk ofron opsion për filtrimin e plotë të këtij përmbajtjeje.
Sipas studimeve, shumica e dëgjuesve nuk arrijnë të dallojnë muzikën e krijuar nga AI nga ajo e prodhuar nga artistët realë, ndërsa rreth 80% e tyre kërkojnë etiketim të qartë.
Platformat konkurruese si Deezer kanë ndërmarrë hapa më konkretë, duke etiketuar dhe kufizuar shpërndarjen e këngëve të tilla në rekomandime.
Me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë dhe rritjen e përmbajtjes së gjeneruar automatikisht, industria muzikore përballet me sfida të reja në transparencë, besueshmëri dhe mbrojtjen e artistëve.