Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një kthesë e papritur ka ndodhur në çështjen që lidhet me vjedhjen e muzikës së papublikuar të Beyoncé, pasi i akuzuari kryesor ka pranuar fajësinë dhe ka shmangur një proces të gjatë gjyqësor.
Sipas mediave amerikane, Kelvin Evans u deklarua fajtor për disa akuza që lidhen me vjedhjen e materialeve të ndjeshme të artistes. Ngjarja kishte ndodhur verën e kaluar në Atlanta, pak para nisjes së turneut “Cowboy Carter”.
Hetuesit thanë se Evans kishte hyrë me forcë në një SUV të marrë me qira nga një anëtar i stafit të Beyoncé, ku ndodhej një flash drive me këngë të papublikuara dhe materiale të tjera konfidenciale.
Fillimisht, ai rrezikonte deri në gjashtë vite burg, por pas marrëveshjes me prokurorinë u dënua me dy vite heqje lirie. Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse Evans ka lidhje edhe me raste të tjera të vjedhjeve të automjeteve.
Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe në industrinë muzikore, pasi materialet e papublikuara të artistëve konsiderohen ndër asetet më të mbrojtura dhe më të vlefshme në botën e muzikës.