Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kanye West pritet të performojë në Tirana më 11 korrik, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur përgatitjet për koncertin që pritet të mbledhë dhjetëra mijëra fansa. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në zonën e Kasharit ka nisur ndërtimi i një stadiumi provizor të dedikuar posaçërisht për këtë event madhor muzikor.
Pamjet nga terreni tregojnë punime intensive për krijimin e hapësirës që do të presë publikun e madh, ndërsa biletat për koncertin tashmë kanë dalë në shitje. Koncerti i Kanye West konsiderohet një nga ngjarjet më të mëdha muzikore që do të mbahet këtë verë në Shqipëri, duke tërhequr vëmendje të madhe edhe jashtë rajonit.