Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtarja Dua Lipa dhe aktori Callum Turner thuhet se kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni intime më 31 maj në Old Marylebone Town Hall, duke e mbajtur ngjarjen larg vëmendjes së publikut deri në momentet e fundit.
Për këtë rast, Dua u shfaq me një kostum elegant të bardhë të realizuar nga Schiaparelli, i dizajnuar nga Daniel Roseberry. Pamja e saj u frymëzua nga stili i Bianca Jagger, ndërsa vëmendjen më të madhe e mori një varëse luksoze Bvlgari Serpenti me diamante, e vlerësuar mbi 500 mijë euro.
Pas rreth dy vitesh lidhjeje, çifti ka hedhur hapin e madh drejt martesës. Sipas raportimeve, ceremonia londineze ishte vetëm fillimi, pasi ata pritet të organizojnë edhe një festë madhështore treditore në Itali me familjarë dhe miq të afërt.