Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Lajmi është konfirmuar nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, e cila ka bërë të ditur se vendimi vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe bisedimeve për përmirësimin e kushteve të punës, pa rezultate konkrete.
Sipas sindikatës, punëtorët ankohen për paga nën nivelin e përcaktuar me Ligjin për Pagën Minimale, vonesa në ekzekutimin e pagave, mosrespektim të pushimeve vjetore dhe mospagesë të stazhit të punës.
Ndërkohë, sindikata ka paralajmëruar se edhe punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë mund të hyjnë në grevë, nëse deri më 8 qershor nuk realizohen pagat dhe nuk nënshkruhen kontratat e reja të punës.