Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Detaje të reja nga dasma luksoze tre-ditore e Dua Lipës dhe Callum Turner në Itali

Muzikë  |  02.06.2026 Ora 16:11   

 

Pas ceremonisë intime të martesës në Londër, këngëtarja kosovaro-britanike Dua Lipa dhe aktori Callum Turner po përgatiten për një festë shumë më madhështore në Itali.

Sipas raportimeve, çifti do të organizojë një event ekskluziv tre-ditor nga 5 deri më 7 qershor në vilën prestigjioze Villa Valguarnera, pranë Palermo. Pas celebrimit privat në Old Marylebone Town Hall, kjo festë pritet të mbledhë familjarë, miq dhe figura të njohura nga bota e artit dhe showbiz-it.

Burime pranë organizimit bëjnë të ditur se për mysafirët është rezervuar një hotel i tërë, duke garantuar privatësi maksimale gjatë fundjavës festive. Gjithashtu, është përfolur mundësia që Elton John të performojë gjatë njërit prej eventeve, megjithëse kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Sa i përket paraqitjes së saj, Dua Lipa u shfaq në Londër me një krijim elegant të Schiaparelli, ndërsa për ceremoninë në Itali mediat kanë spekuluar se ajo mund të zgjedhë një fustan të personalizuar nga Simon Porte Jacquemus ose nga Versace.

Romanca e çiftit u bë publike në fillim të vitit 2024, ndërsa fejesa u konfirmua në vitin 2025. Tashmë, me dy ceremoni të veçanta dhe një organizim luksoz në Sicili, martesa e tyre po konsiderohet një nga ngjarjet më të komentuara të showbiz-it këtë vit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing