Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në Lapland po organizohet një “gjueti ari”, fituesi mund të marrë një shufër ari prej 20 mijë eurosh

Të Tjera  |  03.06.2026 Ora 7:50   
Rajoni i njohur i Laplandës në veri të Finlanda, i famshëm për peizazhet dimërore dhe shtëpinë e Babagjyshit të Vitit të Ri, këtë verë po fton turistët në një aventurë ndryshe – një gjueti për një shufër ari me vlerë 20 mijë euro.

Aktiviteti “Midnight Sun Hunt” do të zhvillohet në zonën turistike të Levi Ski Resort dhe nis më 18 qershor. Pjesëmarrësit do të ndjekin pista dhe të dhëna përgjatë shtigjeve, atraksioneve dhe pikave turistike të rajonit, me synimin për të gjetur arin e fshehur.

Organizatorët bëjnë të ditur se shufra e arit mund të gjendet në çdo moment gjatë kërkimit, ndërsa të dhënat e reja do të publikohen gjatë gjithë verës, deri më 22 gusht.

Përveç aventurës, vizitorët do të mund të shijojnë edhe fenomenin e njohur të “diellit të mesnatës”, kur në këtë pjesë të Finlandës dielli nuk perëndon për orë të tëra.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing