Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Banka e Japonisë rrit normën e interesit në nivelin më të lartë në 31 vjet

Të Tjera  |  16.06.2026 Ora 8:02   

Banka Qendrore e Japonisë (BOJ) ka rritur normën kryesore të interesit në 1%, nga 0.75%, duke arritur nivelin më të lartë në 31 vitet e fundit.

Ky vendim vjen pas rritjes së çmimeve të energjisë në nivel global dhe presioneve inflacioniste që kanë prekur ekonominë japoneze. Normat e interesit në Japoni ishin mbajtur pranë zeros për dekada, pas krizës ekonomike të viteve ’90.

Sipas ekspertëve, Japonia po kalon nga një periudhë deflacioni në një cikël inflacioni, duke e shtyrë bankën drejt normalizimit të politikës monetare.

Megjithatë, rritja e normave sjell edhe sfida, pasi mund të rrisë kostot e huamarrjes për bizneset dhe qeverinë, ndërsa synimi kryesor mbetet stabilizimi i inflacionit dhe forcimi i jenit japonez.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing