Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtarja suedeze Zara Larsson po shënon një tjetër sukses të madh në karrierën e saj, duke arritur vendin e parë në Billboard Pop Airplay me këngën “Midnight Sun”.
Ky është hiti i dytë radhazi që e çon në pozitën #1, pas suksesit të bashkëpunimit me PinkPantheress, “Stateside”, që gjithashtu kishte kryesuar chart-in javën e kaluar.
Me këtë arritje, Larsson hyn në histori si artistja e parë që arrin dy këngë të reja në vendin e parë në dy javë rresht, një rekord që nuk ishte arritur më parë që nga krijimi i chart-it në vitin 1992.
Kënga “Midnight Sun” është pjesë e albumit të saj të pestë në studio dhe po shënon një rikthim të fortë të artistes në skenën globale muzikore.